GREQI

Ioanis Lagos është ekstraduar nga Belgjika në Greqi për të vuajtur dënimin prej 13.8 vitesh burg si anëtar e drejtues i ‘’Agimit të Artë’’.

Vitin e kaluar ‘’Agimi i Artë’’ e cila ishte parti përfaqësuese në Parlamentin grek u shpall organizatë kriminale për shkak të një sërë vrasjesh e veprimtarisht kriminale.

Lagos ishte një ndër figurat kryesore të Agimit të Artë dhe ai ka marrë një dënim prej 13 vitesh burg në Greqi.

“Për Ortodoksinë dhe Greqinë, çdo sakrificë ia vlen”- tha ai para të largohej nga Prokuroria.

Në prill të 2020, Parlamenti Europian me shumicë votash i hoqi imunitetin eurodeputetit ekstremist teksa pesë policë grekë e kthyen nga Brukseli në vendin e tij. Ai përfitoi tetorin e kaluar duke mos u paraqitur në gjyq, por u ‘’arratis’’ drejt Brukselit sërish për të mos dëgjuar dënimin nga salla, por pas disa muajsh ai është ekstraduar tashmë për të vuajtur dënimin në burgun e Domokosë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb