“I paprekshmi” i Serbisë, 30-vjeçari Strahinja Stojanovic, është ekzekutuar në një atentat mafioz, një ditë më parë në Beograd.

Mediet e huaja raportojnë se i riu është vrarë pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në makinën e tij BMW X5.

Ai ishte akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, ndërsa më herët i kishin ekzekutuar edhe të atin.

Në shpërthimin e tmerrshëm, i cili ndodhi në rrugën Omladinskih, Stojanović dyshohet se humbi të dy këmbët dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.

Në momentin e shpërthimit, Stojanovic ndodhej në makinë me missin dhe modelen kolumbiane, Sonja Suarez Gomez, e cila pësoi vetëm disa lëndime të lehta. Shpërthimi ishte i tmerrshëm, kishte shumë makina në atë kohë afër X5 që digjej dhe fatmirësisht nuk pati viktima. 30-vjeçari ndodhej në automjet dhe kishte humbur të dyja këmbët, ku pavarësisht dëmeve të shumta, ai arriti të bisedonte me mjekët e ndihmës së shpejtë, por që fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Para se të largohej, nëna e tij erdhi, filloi të qante me ngashërim në vendin e krimit. U desh ndërhyrja e policisë që ta qetësonte dhe ta largonte nga vendngjarja sipas një dëshmitari okular.

Dyshohet se bomba ishte vendosur poshtë makinës, nën sedijen e shoferit dhe është aktivizuar gjatë momentit që makina filloi të lëvizte. Disa çaste para se të shpërthente bomba, autori ndoshta ishte afër tij dhe priti të sigurohej që Stojanoviov ndodhej në makinë.

Ndërkohë policia po kontrollon zonën përreth për të parë nëse ka kamera që të mund ti ndihmojë gjatë hetimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb