Arabia Saudite u eleminua nga Koreja e Jugut në fazën 1/8 nga Kupa e Azisë, duke mbyllur kështu rrugëtimin. Trajneri i skuadrës arabe, Roberto Mancini ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar falje tifozëve.

“I jam shumë mirënjohës lojtarëve tanë të guximshëm që treguan qëndrueshmëri dhe karakter në një ndeshje shumë të vështirë, dhanë gjithçka. Një falënderim i madh për tifozët tanë që krijuan një atmosferë fantastike dje. Ne punuam shumë për të arritur larg në këtë turne, por nuk ishim në nivelin e duhur. Edhe një herë, falje tifozëve” – shkruajti ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: