Në botën e futbollit nuk janë të shpeshta lëvizjet e trajnerëve, jo të paktën në ato raste kur janë ende në detyrë. Potter ishte një prej tyre, me Chelsea që i pagoi Brighton plot 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Lëvizja e radhës befasuese erdhi të hënën në mbrëmje kur Aston Villa bëri zyrtare afrimin e Unay Emery. Tekniku spanjoll braktisi Villarreal për tu transferuar në Premier League. Klubi anglez pagoi klauzolën e tij të largimit prej 6 milionë euro. Emery firmosi një kontratë 4 vjeçare nga ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Eeee
Eeee

Tifozët e “nëndetëses” nuk e kanë pritur mirë këtë vendim të Emery duke shpërthyer kundër ish trajnerit të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb