CËRRIK-Një çift bashkëshortësh nga Çërriku kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Burime zyrtare nga policia thënë se Bardhul dhe Lavdije Kodra, 49 dhe 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, akuzohen se kanë rrahur kunatën e tyre, shtetasen E.K., 32 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Bardhul Kodra, 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra, 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Belsh,(burrë e grua).
Shtetasit e lartpërmendur në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tyre, shtetases E.K., 32 vjeçe banuese në fshatin Dushk, Belsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb