Një ngjarje e rëndë është regjistruar në maternitetin e Fierit, ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë pak momente para se të futej në operacion.

Bëhet fjalë për një 31-vjeçare nga Mallakastra. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Elisabeta Lamaj sapo kishte bërë spinalen, ishte ndjerë keq dhe kishte ndërruar jetë. Të gjendur në këto kushte mjekët kishin ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën. Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 10 prill.

Përmes operacionit u bë e mundur shpëtimi i foshnjës, një vajzë. Pasi u përballën me lajmin e hidhur, familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit të Fierit, ndërsa kanë bërë denoncim në polici. Pritet që prokuroria të nisë hetimet. Mësohet se viktima ishte në pritje të bëhen nënë për herë të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb