GREQI

Hetuesit grekë kanë ende pikëpyetje mbi krimin në Glyka Nera. Mediat greke raportojnë se autoritetet janë në mëdyshje pasi versioni që jep Babis Anagnostopoulos nuk i bind totalisht.

Ka disa boshllëqe për të plotësuar gjithë vërtetësinë e ngjarjes dhe nuk përjashtohet mundësia që hetimet të vijojnë më tej.

Ndërkohë i dyshimtë është dhe qëndrimi që mban Babis Anagnostopoulos që mashtroi për 37 ditë për vrasjen e gruas së tij, kurse tani pranon dënimin, por nuk e konsideron veten një ‘përbindësh’.
Opinioni publik grek është sensibilizuar shumë me këtë ngjarje, aq sa qytetarë e pritën 32-vjeçari në dyert e Gjykatës edhe me thirrje për ekzekutimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb