E ftuara e parë e natës finale të Festivalit të Këngës në RTSH, ka qenë gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu, e cila solli dhe kupën në skenë.

Shehu zhvilloi një bisedë të shkurtër me prezantuesin e këtij festivali, Adi Krastën, ndërsa u pyet nëse ishte ngacmuar ndonjëherë seksualisht nga ndonjë shef në punë.

Ajo bëri me dije se në asnjë punë që ka bërë nuk është ngacmuar nga ndonjë shef.

Ndërkaq, Shehu deklaroi se një shoqe të saj i kishte ndodhur një gjë e tillë, madje dhe e kishin larguar nga puna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: