Analisti Artur Zhejii, duke folur për përdorimin e të dhënave personale në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” deklaroi se gjithë procesi i duket një shenjë frike e qeverisë.

Zheji theksoi se procesi i patranazhimit është një tentativë e panatyrshme për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Ai shtoi se nuk beson tek Prokuroria, sepse deri tashmë nuk ka dhënë prova se mund të jepet drejtësi.

“Procesi është djallëzor, grabitja bëhet me një kod. Shteti shqiptar na vjedh të dhënat private. Qytetarët shqiptarë mund të kërcënohen nesër, për shkak se dikush ka të dhëna mbi ne. E zbulova edhe unë patronazhisten time. Ky proces më duket tentativë e panatyrshme për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Shantazhi, vjedhja e votës etj janë forma për të tjetërsuar vullnetin e popullit.

Kjo tregon se këta kanë frikë. Është shenjë frike. Nuk besoj te Prokuroria. Nuk besoj sepse u tha grusht shteti, u përdorën lloj-lloj termash dhe Prokuroria nuk u mor fare. Nuk jam habitur fare, sepse mund të prisja edhe më keq se kaq. Unë dua Prokurori të pavarur dhe nuk është kapur asnjë peshk i madh. Këta janë celula kontrolli”, deklaroi Zheji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb