Europa është kthyer tashmë në kontinentin epiqendër të COVID-19 në gjithë botën.

Përfundimisht kontinenti po kalon një valë të dytë nga COVID-19 më të vështirë se e para teksa OBSH deklaron që sipas informacioneve çdo 17 sekonda në Europë shënohet një vdekje nga COVID-19.

Dr Han Kluge raportoi se Europa ka regjistruar në total 15.7 milion raste, 4 milion vetëm këtë muaj teksa 355 mijë europianë kanë vdekur tashmë nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb