Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8 kokrra vezë, 3-4 qepë, 5-6 domate, 2-3 speca, 5-6 lgj vaj ulliri, ½ gotë verë, Kripë, rigon, Piper i zi, piper i kuq
Majdanoz për servirje.

Përgatitja

Pastrojmë qepët dhe i grijmë hollë. Domateve u heqim lëkurën dhe i presim në kubikë të vegjël, gjithashtu dhe specat.

Në një tigan të thellë hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim lehtë qepët duke shtuar pak kripë. Më pas shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë domatet, vendosim kapakun dhe i lemë të ziejnë për 5 minuta duke i përzier herë pas here që të mos ngjisin. Më pas e shuajmë gatimin me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe rigon.

Hedhim më pas vezët të plota në të gjithë hapësirën e gatimit. I shpojmë lehtë të verdhat e vezëve dhe u hedhim pak nga lëngjet e fërgesës dhe i lemë të mpiksen duke e mbuluar tiganin me kapak për 2-3 minuta. Në fund shtojmë dhe pak rigon, piper të kuq dhe majdanoz të freskët dhe e kemi gati fërgesën për ta servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: