Nga: Silvana Skënderi, pianiste*
300 gr mëlçi
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle gjizë
1 lugë gjelle miell misri
½ lugë gjelle miell gruri
2 lugë gjelle salcë domate
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Fillimisht kaurdisim melçitë dhe i lëmë derisa të marrin një valë të lehtë me pak ujë. Në një tjetër tigan kaurdisim qepën dhe sapo qepa të filllojë të tretet shtojmë salcën e domates më pas miellin e grurit dhe miellin e misrit. E trazojmë mire duke shtuar melçitë me gjithë lëngun që ato kanë lëshuar. Më pas shtojmë dy thelpinj hudhër të shtypur, kripën dhe piperin e zi. E vendosim fërgesën në tavën e dheut duke shtuar dhe dy lugë gjizë. E vendosim në furrë për 10 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.
(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)