Një Ferrari mahnitës kabrio që është identik me veturën që u shkatërrua në filmin e viteve ’80 “Day Off” pritet të shitet për 13 milionë euro në një ankand. Ferrari 250 GY SWB California Spider i vitit 1961 nga shumë kritikë konsiderohet si vetura më e bukur kabrio e krijuar ndonjë herë dhe është shumë i famshëm në skenën e aktorit komik Matthew Broderick.

Kjo veturë është në gjendje të mirë pasi së fundmi është restauruar nga Ferrari në Maranello, transmeton Daily Mail. Ekzistojnë vetëm 16 shembuj të këtij Ferrari dhe të gjitha kanë motor 3-litra V12 me 280 kuaj fuqi.

Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 7 sekonda. Ai do të shitet muajin e ardhshëm në Villa Erba të Italisë ndërsa çmimi fillestar i tij është diku 10 milionë euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: