Nga Zonja Katerina

Perbërësit

3 fileto pule
1 spec të kuq
1 spec jeshil
1 spec të verdhë
1 thelpi hudhër
1 qepë të thatë
½ gotë verë të bardhë
1-2 kokrra domate
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja
Në një tigan vendosim specat shumëngjyrëshe të prera në shirita, shtojmë pak ujë dhe i lemë derisa të zbuten pak, më pas shtojmë vajin e ullirit. Grijmë imët 1 qepë dhe 1 thelpi hudhër dhe e shtojmë në tiganin me speca. E lemë qepën të kaurdiset së bashku me specat duke shtuar dhe filetot e pulës të prera në kubikë. Pasi mishi i pulës të fillojë të ndryshojë ngjyrë e shuajmë gatimin me pak verë të bardhë. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë domaten të grirë në rende.
E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper, vendosim kapakun dhe e lemë mishin të gatuhet së bashku me specat në temperaturë mesatare. Pasi të ketë përfunduar mund ta servirim shoqëruar dhe me pak oriz.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: