Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i renditur i dyti në listën e Partisë Demokratike së bashku me aleatët në qarkun e Durrësit, ka hapur ditën e sotme fushatën elektorale.

Duka e ka çelur fushatën në qytetin e Shijakut, duke qenë se njihet si një nga zonat me mbështetjen më të madhe për të.

Në këtë çelje fushate ka pasur qindra qytetarë në shesh, ku nuk kanë munguar as lëshimi i fishekzjarrëve.

Duka gjithashtu u pa mjaft entuziast dhe nuk ngurroi të bënte fotografi e të takohej me të gjithë të pranishmit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: