Fluks urgjencash në Infektiv me të sëmurë me koronavirus. Ky fakt u bë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ nga COVID1.

Ai tha gjatë lidhjes se për 1 orë e 40 minuta 16 autoambulanca kanë sjellë pacientë të prekur me COVID-19. Po ashtu ai theksoi se rritja e numrit të të shtruarve me shumë gjasa do të bëjë të mundur hapjen e COVID3, tek ish-Kirurgjia.

Sipas tij në këto ambiente janë parë punonjës, si dhe hyrja është rrethuar sipas parametrave të sigurisë, ndërsa ka gjasa se ai do të hapet gjatë natës apo në mëngjes. Ndër të tjera Skëndaj tha se në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ i shtruar ndodhet një 16-vjeçar, i cili është më i riu për nga mosha e pacientëve. Mësohet se adoleshenti ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe merr pak litra oksigjen.
Kujtojmë se sot u regjistruan 319 raste me COVID-19 si dhe 3 persona humbën jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb