IGUMENICA

Një vajzë shqiptare 19 vjeçe ka humbur jetën sot në një aksident me katër viktima, në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia.

Dy automjete janë përplasur duke u shkatërruar plotësisht. Plot 9  zjarrfikës kanë nxjerrë 4 trupat nga automjetet e shkatërruara, por ishte shumë vonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në aksident kanë humbur jetën vajza 19 vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar.

Pamjet e frikshme të aksidentit kanë pushtuar mediat greke, ndërsa policia akoma nuk ka zbardhur shkaqet e ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb