Rusi
“Kisha shumë vapë dhe nuk e mendoja se veshja anti Covid ishte kaq shumë transparente”- tha duke u justifikuar infermierja që doli vetëm me të brendshme para pacientëve të infektuar me koronavirus.

Drejtuesit e një spitali për pacientët me koronavirus në Rusi morën masë disiplinore ndaj një infermiereje 20 vjeç, e cila u shfaq përpara pacientëve me një veshje mbrojtëse transparente, poshtë së cilës kishte veshur vetëm të brendshme.

Fotot e saj u bënë virale pasi një prej pacientëve që ishte i shtruar në spitalin e Tulës i shpërndau ato në rrjetet sociale. Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb