Punimet në “Arenën Kombëtare” nuk kanë reshtuar që prej momentit kur në qershor të 2016 nisi shembja e stadiumit “Qemal Stafa”. Kur po bëhen gati 2 vite, impianti i ri sipas fotove të fundit jo vetëm që ka marrë formë, por është në fazën e fundit sa i takon ndërtimit të strukturës së tij.
Më herët është njoftuar se dyert e stadiumit pritet të hapen në fund të këtij viti. “Arena Kombëtare” është edhe një nga stadiumet konkurente për të organizuar finalen e Superkupës së Europës në vitin 2020.
(BalkanWeb)