Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ka sjell konfuzion dhe ndasi jo vetëm në botën e futbollit, por dhe në mediat sportive. “Super konfuzion”, shkruan L’Equipe në faqen e parë. Në Spanjë, mediat kryesor janë pro Super League, kjo edhe për faktin se katër të përditshmet më të mëdha sportive janë gazeta pro Real Madrid dhe Barcelona:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtësia i jep të drejtë, por futbolli nuk e suprton këtë model”, shkruan Marca në faqen e parë. “Superliga ok, impulsi vijon”, ishte titulli i AS, dy media pranë klubit të Real Madrid. Superliga: po!, shkruan Mundo Deportivo. “Barca dhe Madrid ndryshojnë historinë”, ishte titulli kryesor i Sport, dy media pranë klubit të Barcelonës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Diskutimi është ndryshe në Angli, të gjithë mediat janë në sinkron janë kundër Super League: “Futbolli nuk është në shitje”, shkruan Daily Exprres, titull i njëjtë i përdoruar edhe nga Mirror. “Qeveria bllokon Super League”, shkruan The Times.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në Itali, La Gazzetta dello Sport në faqen e parë shkruan: “Superliga, një mur me Jo”. Ndërkohë, TuttoSport, në faqen e parë risjell edhe një herë Andrea Agnelli dhe Perez, dy figurat kryesore kundër Ceferin: “Të gjithë të lirë”, ishte titulli i tyre kryesor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb