Ish- deputeti i PD, Çlirim Gjata ka publikuar disa foto ku shfaqet Rama i cili shoqërohej nga ish- deputeti i PS, Shkëlqim Selami të cilit më 2016 KQZ i hoqi mandatin pasi nuk kishte treguar për arrestimin në Itali.

Gjata thotë se Selamit iu ndërpre mandati pasi ishte pjesmarrës në organizata kriminale. Por për më tepër ai thotë se Rama s’fidon publikisht Yuri Kim dhe mesazhin e saj për të mos futur në lista kandidatë të inkriminuar.

Selami ishte deputet i LSI, që më pas kaloi me PS por në fund iu kap se kishte gënjyer për një dënim në Itali. KQZ asojkohe vendosi t’i heqë mandatin teksa çështja më pas përfundoi edhe në Gjykatë pasi Selami e ankimoi vendimin.

STATUSI NGA ÇLIRIM GJATA

Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre. Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb