Agjensia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) njoftoi sot se ka çertifikuar për herë të parë një avion plotësisht elektrik, i projektuar nga kompania sllovene “Pipistrel Aircraft”.

“Ky është avioni i parë elektrik që EASA ka çertifikuar, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit”, tha Patrick Ky, drejtori ekzekutiv i EASA-s, në njoftimin e tij për shtyp.

“Pajisja e prodhuar nga kompania sllovene, “Velis Electro”, është një avion me dy vende, i destinuar kryesisht për stërvitje pilotësh”, tha EASA.

Sipas EASA-s, ky çertifikim është hapi i parë drejt përdorimit tregtar të avionëve elektrikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: