Nëse ka një sfidë brenda sfidës në duelin Francë-Gjermani është edhe përballja Benzema-Muller. Jo vetëm se janë sulmuesit e secilës skuadër dhe pritet gola nga ata, por për një fakt tjetër. Të dy janë rikthyer në ekipet kombëtare përkatëse pas vitesh mungesë.

Thomas Muller ka dy vjet e gjysmë që nuk është më pjesë e kombëtares. Pasi Gjermania dështoi në Botërorin e Rusisë, trajneri mendoi totalisht rinovimin e skuadrës, por me Muller duket se gaboi dhe e ka rikthyer atë pas formës shumë të mirë që bëri me Bayern Munchen në dy sezone radhazi.

Me 102 prezenca në kombëtare, Muller e përshkuan veten si katalizator të lojës ekipore, të cilit i pëlqen që të bërtasë, por edhe që t’i bërtasin.

Ndërsa Karim Benzema qëndroi larg kombëtares franceze për pesë vjet radhazi për shkak të një shantazhi seksual në dëm të Valbuenës. Kur trajneri nuk e thirri më, sulmuesi akuzoi trajnerin edhe për “nënshtrim”.

Pandemia dhe “plakja” e Zhirusë ndihmuan në rikthimin e Benzema, të cilin e donin në skuadër edhe yje si Mbape apo Kimpembe. Me 83 prezenca e tij si “gjel”, Benzema u kthye në kombëtare me bujë. Sonte ai do të përpiqet të jetë ylli i mbrëmjes. Kush do të fitojë: Muller apo Benzema, apo ndoshta do të ndahen në barazim. Kjo mbetet për tu parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb