Ndërsa e gjithë Italia ishte e fokusuar te supersfida Inter-Juventus, sidomos tifozët e të dyja skuadrave, Chiara Frattesi, motra e mesfushorit të Interit, Davide, mori vëmendjen jashtë fushës, teksa po shijonte javën e skijimit, por nuk munguan edhe disa foto provokative për ndjekësit e saj të shumtë.

Chiara është po aq e njohur sa vëllai i saj, një inlunciere dhe modele që ishte më e famshme se Davide para se ai të kalonte tek Inter. Në të kaluarën ajo ka marrë pjesë në konkurse bukurie dhe punoi në sektorin e veshjeve dhe bukurisë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po ndërtohet një bazë fansash e cila është e destinuar të rritet për shkak se familja Frattesi tashmë është në qendër të vëmendjes. Chiara ka lindur në vitin 2002, është njëzet vjeç.

Chiara Frattesi

Në konkursin e bukurisë Miss Grand Prix disa vite më parë ajo u prezantua duke thënë se ushtronte not dhe atletikë dhe se ëndërronte të bëhej një gazetare, por me kalimin e viteve duket se ka hequr dorë dhe i është përkushtuar modelingut.

141322177 52807ea6 6c89 4d08 9764 013f97151d2c

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb