Profesori i Komunikimit Artan Fuga, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se sot forcat politike janë duke bërë fushatë vaksorale.

Fuga shprehet se me fushatë vaksorale nënkuptohet që qeveria po bën edhe fushatë të vaksinimit, por edhe fushatë elektorale, duke i gërshëtuar me njëra-tjetrën.

Sipas Fugës, kjo është gara e se shqiptarët e fokusojnë votën tek problematika e së tashmes, që është forca e dobësia e tyre, e që në këtë rast është pandemia.

Postimi i profesor Artan Fugës:

Fushatë VAKSORALE

Fushata elektorale kësaj radhe ka një dhe vetëm një karakteristikë.

Kush nuk e mban parasysh nuk kupton asgjë as nga komunikimi masiv as nga politika.

Qeveria po bën edhe fushatë vaksinimi, dhe fushatë elektorale të gërshetuar.

Ato janë objektivisht natyrshëm dy fushata paralele, por po lidhen bashkë para votimeve sikurse antropologjia politike e Fukosë, shumë më parë e Goffmanit, shumë më parë e Levy-Strauss ka vërtetuar se fenomeni biologjik dhe fenomeni politik janë të mbivendosur dhe të lidhur ngushtë me njeri tjetrin.

Fati e ka sjellë që ne të jemi në një fushatë VAKSORALE!

Vaksina dhe fushata elektorale!

Kush fiton betejën vaksorale realisht dhe në propagandë: Kjo është gara. Kthimi i kokës pas është humbje kohe, shqiptarët me tipare amnezike kolektive të theksuara kanë specifikën që gjithçka e përqendrojnë te e sotmja. Eshtë forca dhe dobësia e tyre. Dhe sot është pandemia!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb