Juventus është skuadra më fituese në kampionatin italian dhe si e tillë nuk është shumë e dashur nga tifozët e ekipeve të tjerë. Këta të fundit nuk e kanë humbur rastin e rallë për t’u tallur me “Zonjën e Vjetër” pas eliminimit nga Liga e Kampioneve me humbjen 2-1 në shtëpi kundër Ajax.
Menjëherë pas sfidës, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë e vërtetë ironizuese. Blerja e Cristiano Ronaldos dhe fakti që ndryshe nga Serie A, Juventusi ka zhgënjyer gjithmonë vitet e fundit në Champions, i kanë dhënë material tifozëve që e kanë shfrenuar fantazinë me “meme” dhe komente në rrjetet sociale.
(balkanweb)
