TIRANË 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një takim me anëtarë të rinj të PD në degën nr.7 në Tiranë tha se me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij kriminale nuk negociohet. Bardhi u shpreh se për sa kohë që Rama është në qeveri, Shqipëria nuk integrohet në BE.

“PD e ka kuptuar se me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij të korruptuar e kriminalizuar nuk negociohet.  Për sa kohë që Rama është në qeveri, dera e BE është e mbyllur për Shqipërinë. Ne kemi lindur si parti që e duam Shqipërinë si Europa dhe ky nuk është një slogan”, tha Bardhi.

Gazmend Bardhi theksoi se qeveria e Ramës ka lidhje me krimin e organizuar. Ai shtoi se pa u garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, nuk mund të ketë as qeveri normale.

“Qeveria e Ramës ka lidhje me krimin e organizuar. Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk garantohet dot as proces zgjedhor normal, as qeveri normale, që do iu shërbente realisht njerëzve dhe jo bandave kriminale.  Në zgjedhjet e 2015 dhe 2017 nuk janë pyetur njerëzit, por votat janë vjedhur e grabitur”, deklaroi Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Bardhi iu bëri thirrje shqiptarëve, demokratë e socialistë që të protestojnë më 11 maj, në protestën kombëtare të opozitës, pasi sipas tij, nuk votohet për partinë, por për Shqipërinë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb