Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Jamarbër Malltezin dhe në detyrim paraqitje biznesmenin Fatmir Bektashin, duke mos ndryshuar masat e sigurisë. Malltezi doli sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se në seancën me dyer të mbyllur, Malltezi  kundërshtoi akuzat, po ashtu edhe Bektashi. Avokatët kanë pretenduar se nuk ka vepër penale, ndërsa Malltezi ka kërkuar shfuqizim të masës së sigurimit. Sipas avokatëve, në veprimet e Malltezit nuk ka vepër penale.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb