ATHINË-Ekipi i ri funksionarëve ndërkombëtarë me të cilin Greqia zhvilloi diskutimet teknike mbi reformat e pritura nga ana e qeverisë Cipras u ripagëzua nga Athina me emrin “Grupi i Brukselit” dhe jo ”Trojka”, deklaroi një burim qeveritar grek.

Ky grupim i ri, që u mblodh në kryeqytetin belg sot në mesditë, përbëhej nga përfaqësues të qeverisë greke, të Komisionit Evropian (KE), të Bankës Qëndrore Evropiane (BQE), të Mekanizmit Evropian për Stabilitetin (MES) dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Një grupim është shumë i ngjashëm me atë të “Trojkës”, me ndryshimin e vetëm se qeveria e Aleksis Ciprasit paraqitet si anëtare e re e këtij ekipi.

Burimi grek thekson se “negociatat e Grupit të Brukselit do të zhvillohen mes homologësh në nivel politik dhe teknik, në Bruksel”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: