Greqia do të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator.

Pak më parë është marrë vendimi në Fletoren Zyrtare dhe Greqia ka shtyrë edhe njëherë masat për sa i përket situatës nga COVID-19.

Ndërkohë rregullat vijojnë të jenë të njëjta, teksa nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.

Atyre u duhet me vete test negativ për COVID-19 që është bërë jo më herët se 72 orë në një nga laboratorët e certifikuar në Shqipëri nga MSH si dhe autorizimi PFL nga pala greke.

Tashmë prej muajsh kufiri Greqi- Shqipëri mbetet i mbyllur nga pala greke, jo shqipare, teksa në gusht dhe fillim shtatori radhë të gjata ka pasur në Kapshticë dhe Kakavijë, dy pikat e vetme kufitare nga lejohet kalimi.

300 qytetarë lejohen të kalojnë nga Kapshtica dhe 750 nga Kakavija, sipas kategorive dhe rregullave të caktuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb