GREQI

Detaje të reja janë zbuluar nga 30-vjeçari gjeorgjian i arrestuar sot pasi dyshohet si një nga grabitësit e banesës në Glyka Nera të Athinës ky u vra 20-vjeçarja Caroline Crouch.

Ai po tentonte të arratisej nga Evros për në Bullgari me pasaportë false, teksa është me rekorde kriminale. Në mars akuzohet se ka kryer një grabitje në një banesë të moshuarish.

Për më tepër Policia greke tashmë ka përpiluar një listë të grabitësve ‘famëkqe’ në Athinë, pasi dyshon se grabitësit janë profesionistë.

Në listë janë 100 emra, ndër të cilët grabitës që janë liruar tre muajt e fundit nga burgu, po ashtu dhe grabitjes që janë kryer në 5 vitet e fundit në Atikë.

Mes 100 emrave, 20-30 të tillë paraqiten si kriminelë profesionistë dhe të aftë për t’u përfshirë në krimin në Glyka Nera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb