LEZHË- Deputeti Gjovalin Kadeli është përcjellë sot në banesën e fundit nga familjarë të shumtë, miq e kolegë si dhe krerë të lartë të shtetit. Ai u nda nga jeta të premte në moshën 52-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Deputeti Kadeli do të prehet në fshatin e tij të lindjes, në Manati të Lezhës. Trupi i pajetë i Kadelit mbërriti të dielën nga Italia. Në portin e Durrësit, arkivoli u prit nga familjarë dhe të afërm të Kadelit, bashkëpunëtorë si dhe nga ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili vlerësoi kontributin e deputetit të ndjerë si një person me karakter të fortë dhe vlera të rralla.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij merrnin pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar në Lezhë, duke i qëndruar pranë familjes së ish-deputetit të LSI-së. Kadeli ka qenë deputet në dy legjislatura dhe ishte anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: