Në maj të vitit që lamë pas deputeti Gjovalin Kadeli u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë duke tronditur politikën. Por mbetet i paharruar për familjarët e tij, veçanërisht për djalin i cili i ka bërë një dedikim të atit në këto ditë festash.

Në një status në Facebook, djali i Kadelit,Admiri i ka kushtuar një poezi ish-deputetit.

Poezia e Admir Kadelit

Festat erdhen ti mungove . . . !

Erdhen festat si çdo her

Thell ne zemer me na ther

Nuk ka fest as nuk ka gzim

Kur se ke asnjanin prind

Viti vjeter qe kaloj

Sa shum zemrat na i coptoj

Ty bab te mori me vete

Na la dhimbjet e ksaj jete

Per Krishtlindje dhe Vit te Ri

Ket vit bab festum pa ty

Fest pa gzim e pa buzqeshje

Ne i kalum festat ne heshtje

E dim bab ti je me ne

Nalt prej qielli ti na sheh

Por gjith t’mirat e ksaj bote

Nuk vlejn sa prania jote

Per çdo gzim e per çdo fest

Vendi jot bosh ka me mbet

Edhe pse jo fizikisht

N’zemrat tona perjetsisht!

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: