‘Një vajzë që bëhet një grua një popull në komunizëm që kalon në demokraci një vend që ndryshon nga dita në ditë, por shumë njerëz edhe sot tentojnë të shkojnë në vendin ku kjo grua sot është një emër shumë i njohur, në Londër, në Britaninë e Madhe. Por çfarë do të thotë për Lea Ypin të jesh ‘i Lirë’ dhe pse libri i saj është më i shituri i këtij viti dhe me shumë gjasa edhe për vitin tjetër.’ Në një intervistë për gazeterin Drini Zeqo, Lea Ypi rrëfen se si lindi libri i saj ‘I lirë’ dhe çfarë e shtyu ta shkruante atë. Ajo ka treguar se e ka shkruar librin në kohën e pandemisë, kur të gjithë po përballeshim me mungesën e lirisë, ndaj nevoja për të qenë të lirë solli në jetë këtë libër që është libër historik dhe filozofik.

Gazetari: Si lindi libri ‘Të lirë”

Lea Ypi: Librin “Të Lirë” e kam shkruar kur e gjithë bota ishte e izoluar dhe pandemi. Unë ndodhesha në shtëpi me gjithë 3 tre fëmijët e mi dhe i vetmi vend ku mund të shkruaja ishte një dollap i madh dhe aty fillova të shkruaj këtë libër filozofik për konceptin e lirisë. Por fakti që libri im nisi të shkruhej në Berlin në një vend liberal por i bllokuar në atë kohë për shkak të pandemisë por të gjithë liritë themelore ishin të ndaluara në atë kohë pati një reflektim rreth lirisë dhe përvojës individuale të lirisë dhe asaj shkencore filozofike.

Gazetari: Cfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë që largohen nga Shqipëria, si duhet parë kjo gjë?

Lea Ypi: Kjo mendoj se është një koncept mbi lirinë,. Popujt e lindjes së Europës janë popuj që i është ndaluar liria për të lënë vendet e tyre dhe në momentin që i është dhënë liria për tu larguar nga vendi i tyre i është ndaluar për të hyrë në një vend tjetër. Pra është një mënyrë asimetrie në atë se si ne e mendojmë lirinë për të lëvizur. Në dekadat e fundit ka pasur kriza të forta ekonomike dhe politike që kanë bërë që sistemet liberale duke qenë të pamundur për ti bërë ballë këtyre situatave dhe krizave kanë kërkuar të ngrenë një lloj armiku dhe shpesh herë ky lloj armiku kanë qenë emigrantët, sepse emigranti është ai që të merr punën, radhën tek mjeku dhe është një sulm ndaj emigrantëve, pra një ‘koke turku’ kur falimentojnë projektet liberale brenda shoqërive të avancuara dhe kjo ka ndodhur kudo nga SHBA në Europë dhe ky në Britaninë e Madhe duhet parë si pjesë e një projekti politik. Fakti i emigrimit ndodh për shkak të pabarazisë shoqërore dhe për faktin e një tranzicioni të gjatë që vazhdon ende në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fakti që në Shqipëri është një pabarazi kaq e theksuar, ku ka njerëz me veshje shumë luksoze dhe nivel shumë të lartë jetesë dhe nga ana tjetër një pjesë tjetër që mezi mbyll muajin, bën që shqiptarët të kërkojnë një tjetër nivel jetese diku tjetër.

Gazetari:Si ka qenë jeta e Lea Ypit si emigrante?

Lea Ypi: Jeta ime si emigrante ka qenë e vështirë, puna e parë ka qenë “babysiter”. Isha studente në Itali dhe ishte koha kur atje flitej njësoj keq për shqiptarët siç flitet sot në Britaninë e Madhe. Eshtë shumë e vështirë që ti të tregosh vlerat e tua për më tepër në atë kohë kur unë studioja.
Në Shqipëri duhen të hapen dosjet e ish-sigurimit. Libri im i ardhshëm flet për hapjen e dosjeve dhe është një histori personale për gjyshen time, e cila ka qenë si busull për mua dhe më ka mësuar konceptin e lirisë morale.

Me këtë vepër ajo është vlerësuar vetëm para pak kohësh si 1 nga 10 mendimtarët më të mira në botë, duke lënë pas edhe Elon Musk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: