Një fëmijë po lëngon në shtrat, në spitalin e Pediatrisë këtu në Tiranë. Është Deani i vogël, 9 vjeç. Një jetë e shkuar nëpër spitale. Eva ka vuajtur për djalin për vite të tëra dhe prapë lotët kësaj nënës së tij Evës nuk thahen “9 vjet në këto dyer, ka bërë 20 operacione, të parin e ka bërë 4 muajsh, e sollëm me kriza, katër ditë pa pirë e pa ngrënë mjeku më tha nëse nuk e fut në dialize nuk e ke më, e kam qarë së gjalli. E përmenda djalin një moment i thashë jo tani mos ik, me vuajtjet e tua kam jetuar 9 vjet e kam shtrënguar shumë fortë. Mjekët thonë duhet transplant pasi nuk e përballon dot më dializën. Kemi folur me Italinë duhet të bëjë operacion kanalet urinare pastaj do i bëjmë transplantin. Operacioni kushton 105.000 euro është një shifër që nuk e përballoj dot. Unë jam divorcuar para 4 vitesh, unë jam vetë me një veshkë, ish burrit i dolën mirë analizat ai do ia japi veshkën. Jemi këtu ne emision pasi ju keni ndihmuar shume femije, Deani duhet te jetoje, është fëmijë, shumë i fortë do shumë të jetojë. Të gjithë të shpëtojmë jetën e Deanit, ju lutem me zemrën e një nëne”.

Babai i Deanit është gati të japë veshkën e tij, jo vetëm veshkën ai është gati të japë gjithçka edhe zemrën vetëm që ai fëmijë të shpëtojë. “Djali e ka fshikëzën e dëmtuar ka tre vjet në dializë, kam frikë se nuk do ta shikoj më. Unë jo vetëm veshkën edhe zemrën do ja jap Deanit, nuk e kam fare problem veten time, u lutem të më ndihmoni të shpëtoj djalin”, thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=JL6iQvnTTak

9-vjeçari çdo ditë bën dializën dhe nuk mund të jetojë pa aparaturë. Venat po i dëmtohen dhe çdo ditë që kalon është dhimbje për të. Gati çdo 6 muaj i është dashur të kryejë vetëm operacione të vazhdueshme, por pa asnjë rezultat. Familja e tij ka gjetur një spital në Itali, operacionet do ta ndihmojnë për t’ia ndërtuar rrugët urinare, më pas i duhet të kryejë transplantin e veshkës që do ia dhurojë i ati. Por operacioni kushton në total 105.000 euro. Një shifër e pamundur për Deanin që rënkon nga dhimbjet.

“Thonim Deani mbase përmirësohet, por e vërteta ishte krejt ndryshe, në muajin e tetë unë isha shtatzëne atje e panë që Deani kishte një problem, e linda në Tiranë, më thanë me dy operacione do rregullohet. Por unë kam vuajtur ashtu si Deani, e re kam hequr një veshkë. Kur isha 27 vjeç bëra rreze, unë e di çfarë do të thotë krizë në veshka i them Zoti përse të vuajë dhe ai si unë. Për mua është shumë e dhimbshme, Deani më shumë njeh spitalin, rri në spital 3 muaj, më shumë spitaleve nuk ka shijuar fëmijërinë, në 9 vjet vetëm 1 vit ka qëndruar në shtëpi. E ka qejf shkollën, sëmundja nuk e lë, ia ndërpreva më shumë rri spitaleve, e futa në klasën e parë këtë vit, e çova por ai nuk e mbaron dot shkollën, sëmundja e ka marrë peng djalin. Djali kishte dy shokë ata kanë humbur jetën, i kishte njohur në dializë, ata kanë ikur, djali i kërkon”.

https://www.youtube.com/watch?v=6XidAsvDUno

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb