“Veprimi brutal dhe i dhunshëm i njësive speciale të policisë së Kosovës në të cilën u arrestua Marko Djuriç ishte udhëhequr nga Mentor Sabani”, kështu shkruajnë mediat serbe, të cilat zbulojnë drejtuesit e aksionit policor për arrestimin e Marko Gjuriç në Mitrovicë.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Ranjug, në lajmin me titull “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, thekson se personi që e ka drejtuar tërë aksionin për arrestimin e Gjuriç është Mentor Shabani.

“Pak dihet për këtë njeri, ndërsa dje manifestoi atë që e ka mësuar gjatë stërvitjeve në bazën ‘Adem Jashari’”, shkruan Tanjug. “Kush është koloneli i Policisë së Kosovës i cili komandoi në implementimin e planit operativ, i aktivizuar pas paralajmërimit për vizitë në Kosovë të drejtorit të zyrës për Kosovë dhe sekretarit të presidentit të Serbisë, Nikola Selakovic?”, thuhet në shkrimin e Tanjug më tej.

Gjuric 1

Por Kurir.rs i ka bërë një biografi kolonelit kosovar. Sipas saj, Shabani u diplomua nga studimet pasuniversitare në Prishtinë me temën në metodologjinë e hetimit të vrasjeve, në 2014.

Në qershor të vitit 2015, si një oficer i lartë i Policisë Kufitare të KiM, ai mbikëqyrte një Trajnim Rajonal në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), duke përfshirë 27 oficerë policie nga vendet e rajonit. Trajnimi u organizua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

ROSU 2

Ai ishte pjesëmarrës në programin e Qendrës George C. Marshall për Studime të Sigurisë me qendër në Gjermani, Institutin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes. Shabani përmendet gjithashtu dy herë në portalin Wikileaks.

Në fund të janarit 2010, përkatësisht EKSBS Maqedonia dhe EKSBS Kosova organizuan një takim mes Maqedonisë dhe “Policisë Kufitare të Kosovës” në Shtetet e Bashkuara.

Shabani u trajnua nga amerikanët në bazën “Adem Jashari”, tha ish-kreu i Qendrës Koordinuese për Kosovë e Metohi, Nebojsha Çoviç.

“Shabani kaloi trajnimin në bazën ‘Adem Jashari’ afër Prishtinës në vitin 2014. Ky trajnim u zhvillua në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Ajovës”, tha Çoviç dhe tregoi fotografitë e Shabanit.

Shabani 2

“Është një njeri që duhet të regjistrohet në librat tanë, në rast se ai përpiqet të hyjë në Serbi”, tha Çoviç.

Siç tha ai, në vitin 2014, Shabani kaloi trajnimin në bazën “Adem Jashari” afër Prishtinës. – Ne pamë veprimin brutal, që synonte poshtërimin e Serbisë – u shpreh Çoviç.

Shabani 3

Të kujtojmë se dje në konferencën e jashtëzakonshme për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ai tha se do të përgjigjen para organeve të drejtësisë serbe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriçit. Ai tha se në mesin e tyre janë edhe dy serbë, por pa dhënë detaje tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb