Milan-Juve rikthehet të jetë një sfidë përcaktuese për fatet e Serie A. Për kuqezinjtë nuk është një garë për titull, ndryshe nga Juve, por sigurisht është një sfidë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre në Europë. Ibra me shokë tregun forcën duke thyer Lazion në një transfertë shumë të vështirë, një fitore e pastër 0-3 që sigurisht tremb dhe “Zonjën e Vjetër”. Edhe në Kupë në përballjen dyshe me bardhezinjtë, Milan vërtetoi se mund të vendos në vështirësi CR7 dhe armatën e trajnerit Sarri. Pasi arriti të krijoj një shkëputje prej 7 pikësh me Lazion e vendit të dytë, Juve nuk dëshiron të ndalet këtu, kërkon të mbyll sa më shpejt çështjen titull, sfida përballë Milan është një test shumë i rëndësishëm.

Dybala Ronaldo
Dybala Ronaldo

I vetmi shqetësim në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” janë dy mungesat e dy prej titullarëve më të rëndësishëm, Dybala dhe De Ligt. Gjykata Sportive ka dënuar të dy lojtarët me një ndeshje pezullim, duke i hequr të drejtën të luajnë përballë Milan në “San Siro”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb