TIRANE– Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Në rubrikën “Këndi i ekselencës” në “Vila 24”, Idrizi tha se arritje e marrëveshjes ishte një moment i mirë për situatën politike në vend, pasi u mundësoi të gjithë shqiptarëve të votojnë në 25 qershor.

Sakaq, ai nuk ngurroi edhe të bënte batuta me studentët e “Këndit të ekselencës”, duke iu referuar mbrëmjes kur u arrit marrëveshja Rama-Basha.

“Deri para dy-tre muajsh njëri do shpëntë goma e do thyente xhama, e tjetri thontë le të bëjnë ç’të duan. Ishim ne ata që paraqitem një progam kombëtar për të zgjidhur ngërçin politik. Bëmë gjithçka që ata të gjenin një zgjidhje. Ne kërkuam që në fillim që ne të hynim të vetëm në zgjedhje. Ishim për një sistem proporcional kombëtar. Ka një model të gabuar në Shqipëri, jo proporcional për numrin e votave për një mandat. Ndaj për shkak të sistemit ka ca vota që humbin. Pati një sërë përpjekjesh për zgjidhjen e krizës. U bënë disa propozime. U bënë ca paketa. Pastaj me vonë doli ajo “BigMac”, e pastaj ato të kulinarisë me tepsitë. Por Rama më në fund kërkoi takim me Bashën. E mua mu kujtua ajo e Beratit dhe kam thënë “aman nuk duam as bukë as ujë, veç ta zgjidhin”. Dhe aty doli pastaj, një lajm i mirë, një lajm i keq. Lajmi i mirë ishte që shqiptarët do të hyjnë në zgjedhje të gjithë palët, dhe duket situatë e mirë. Por jemi dyshues për faktin se çfarë do të bëhet me standardet zgjedhore. Dhe me këtë marrëveshje hoqën me vendim partie dhe jo qeverie, këtë punën e koalicioneve”, u shpreh Idrizi.
Nga studio e “News24”, kreu i PDIU i është drejtuar edhe kryedemokratit Lulzim Basha.

“Unë i thashë Bashës, mos u hidh në lumin Drin, por hidhu në det, mundësisht në pjesën shqiptare. Në Dibër, Basha e ka të vështirë”, tha Idrizi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: