Ditën e sotme u inaugura shkolla 9-vjeçare “Bërxullë”, Vorë, një objekt arsimor i rindërtuar nga e para falë Programit “EU4Schools”. 361 nxënës, 27 mësues dhe 11,300 banorë të komunitetit gëzojnë tashmë ambiente tërësisht të reja për një proces mësimor bashkëkohor me:
• siguri më të lartë sipas standardit EUROCODE 8;
• klasa moderne, bibliotekë dhe sallë multifunksionale;
• laboratorë IT dhe biologji-kimi;
• palestër dhe fushë sportive të jashtme;
• rampa dhe ashensor për personat me aftësi të kufizuara;
• sistem ngrohjeje dhe ftohjeje;
• dalje emergjence, sistem mbrojtjeje nga zjarri, kamera sigurie;
• sistem efiçient energjie etj.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Delegacionit Evropian në Tiranë, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri Znj. Monica Merino, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së Znj. Fiona McCluney, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë Vorë Z. Blerim Shera, përfaqësues nga qeverisja qendrore dhe vendore, mësues, nxënës etj.
Njëkohësisht, në bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Bërxullë” u zhvillua edhe mbledhja e radhës e Komitetit Drejtues të Programit “EU4Schools”, ku u diskutua progresi i deritanishëm i programit, u adresuan çështje dhe u dhanë rekomandime të ndryshme për mbarëvajtjen e tij, si dhe u nënvizua gatishmëria dhe vullneti i plotë i çdo pale për një zbatim sa më të suksesshëm në çdo hallkë të Programit “EU4Schools”.
34 objekte arsimore kanë përfunduar deri tani, ndërsa 12 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të “EU4Schools”.
I financuar nga #BE & i zbatuar nga #UNDPAlbania, ky program po ndërton objektet arsimore të së ardhmes!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb