Ambasadori i Kinës në Tiranë, z.Zhou Ding në një intervistë për emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në NeWs 24 foli për herë të parë në lidhje me koronavirusin, si shpërtheu ai në Ëhan të Kinës, si u izolua dhe si ka mundësi që pati aq pak viktima, krahasuar me vende të Europës por edhe me SHBA-të. Sipas tij, vetëm masat e rrepta në ndërmarra mundën ta izolojnë virusin.

Koronavirusi për fat të keq e pati origjinën në Whan, doja të dija për përjetimet tuaja, nëse të afërmit tuaj u prekën…

Epidemia u shfaq në prag të Vitit të Ri Kinez. Ndodhesha në Pekin me pushime në atë kohë. Përballë këtij virusi të panjohur pati panik, por e mira është që qeveria kineze e bllokoi Ëhanin në kohën e duhur. Unë anulova vizutat te të afërmit dhe miqtë për të minimizuar mundësinë e prekjes. 20 milionë banorë vullnetarisht më shumë ndejtën në shtëpi. Nëse ne marrim masa dhe mbrohemi mirë, virusi është i kontrollueshëm

Si është gjendja sot në Whan? Kemi marrë vesh që ka nisur hapja, si ka mundësi që u mbyll kaq shpejt situata dhe me kaq pak viktima kur shohim që në Europë dhe SHBA ka shifra shumë të larta?

Tani situata e Kinës është përmirësuar shumë për fat të mirë pas përpjekjeve të shumta morëm edhe këtë rezulat të parë. Whan u zhbllokua më 8 prill, niveli i rrezikshmërisë është i ulët, deri dje kishte mbi 82 mijë të prekur, prej të cilëve 4632 kanë humbër betejën dhe në provincën Kubej nuk ka pasur raste të reja të konfirmuara. Rastet e reja tani janë më së shumti të importuara. Ne marrim masa të rrepta parandalimi për rastet e importura. Në shumë qytete njerëzit detyrohen të veshin maska. Qeveria kineze mori masa të menjëhershme dhe të plota. Në fillim Kina nuk u kuptua nga shumë njerëz por tani kuptohet që ato ishin të domosdoshme. E para, ne kemi mekanizmin e ndërprerjes së virusit, mbyllim transportin, mbyllim disa biznese, izolojmë, trajtojmë dhe gjurmojmë persona të prekur. Ndërtuam më shumë se 10 spitale lufte. Në Ëhan u ndërtua një spital për 10 ditë, besoj e keni dëgjuar. Ne jemi vendi i parë që zbuluam dhe luftuam virusin. Në fillim u përballëm me vështirësi shumë të mëdha, por parandalimi dhe trajtimi kanë treguar efekt më të mirë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb