Përveç 64-vjeçares që humbi jetën 30 minuta pas vaksinimit me Astra Zeneca, një tjetër rast bëhet publik në Greqi. Një 60-vjeçar i vaksinuar të premten paradite pësoi mpiksje gjaku dhe episod ishemik vetëm pak minuta pasi u largua nga qendra shëndetësore në periferi të Greqisë.

60 vjeçari u transferua me helikopter në spitalin Thriasio të Athinës ku dhe vazhdon të trajtohet në reanimacion.

Gjendja është e rëndë, por nën kontroll, kanë bërë të ditur mjekët, ndërsa specialistët e Shëndetësisë në Greqi refuzojnë të lidhin ngjarjet me vaksinën Astra Zeneca pa pasur një raport me të dhënat e plota dhe protokollin e ndjekur në të dy rastet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb