Zërat për një lamtumirë të tij në kinema qarkullojnë prej kohësh, por Jack Nicholson, që do të mbushë 80 vjeç në 22 prill, nuk ka ndërmend të dalë në pension.

Të paktën për momentin. I nderuar tre herë me çmimin Oscar do të rikthehet në ribërjen e “Ju prezantoj Toni Erdmann”, film gjerman që ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës dhe është në garë për çmimet Academy Awards 2017, si filmi më i mirë i huaj.

Lajmin e bëri të ditur një burim pranë produksionit. Së afërmi, miku i tij historik, Peter Fonda, kishte konfirmuar se nuk donte të fliste për të, pasi tashmë Jack ka bërë shumë punë, është mirë financiarisht dhe praktikisht është në pension”.

Vetë Nicholson kishte konfirmuar në 2013 në një intervistë për “Sun” se “biznesi i filmit është më i madhi, por unë dua të bëj filma që prekin njerëzit, film mbi emocionet , mbi njerëzit”.

“Ju prezantoj Toni Erdmann”, i regjisorit gjerman Maren Ade, ka arritur një sukses ndërkombëtar pas pjesëmarrjes së tij të parë në Festivalin e Kanës 2016.

Do të dukej sikur Nicholson do të jetë i dashuruar nga filmi origjinal dhe ia ka propozuar Brad Grey të Paramount Pictures për një ribërje. Dhe kur yje të kalibrit Nicholson “urdhërojnë”, makina e xhirimit vihet menjëherë në punë.

Bëhet fjalë për një komedi që tregon marrdhënien komplekse, por edhe të të ëmbël të një gruaje të re menaxhere, e dedikuar drejt suksesit dhe karrierës, me babain e saj, që bën gjithçka për t’i kthyer sensin e humorit dhe për ta marrë jetën lehtë.

Filmi i ri do të mbështetet në produksionin e Paramount Pictures dhe mbi vetë regjisoren si producente ekzekutive. Nicholson do të ketë rolin e babait të protagonistes dhe përkrah tij në rolin e vajzës do të jetë aktorja Kristen Wiig.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: