(Recete nga znj Katerina)
Përbërësit

1 kg / 4-5 racione mish
1 qepë mesatare
1 ls salcë domate
20-25 qepujka
5-6 kumbulla të thata
3-4 lgj vaj ulliri
1 lç sheqer
Kripë, piper

Përgatitja

Në tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet vendosim mishin e marinuar me kripë dhe piper dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë pak ngjyrë. Shtojmë më pas qepën e grirë hollë dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta të tjera. Shtojmë salcën e domates të holluar me pak ujë duke rregulluar shijen me pak sheqer. Sapo salca të marrë valë shtojmë qepujkat dhe vazhdojmë kaurdisjen sa qepujkat të ulin paksa vëllimin. Hedhim më pas ujë të ngrohtë në masë të përbërësve, shtojmë kumbullat e thata, vendosim kapakun, ulim temperaturën dhe e lemë gatimin të vlojë ngadalë për 1 orë e 30 minuta – 2 orë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: