TIRANË- Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe futbollisti i Napolit Elsaid Hysaj po feston Krishtlindjet në New York, me bashkëshorten e tij Florenca Lekstakaj, ndërsa ka zgjedhur të urojë në një mënyrë të veçantë gjithë fansat e tij.

Bashkë me Florencën ai ka dalë të bëjë xhiro me biçikletë në parkun qendror të New York dhe po aty ka regjistruar një video në gjuhen italiane, ku përmes humorit e quan partneren “skllave” dhe si e tillë duhet të punojë për të.

“Ja ku jam këtu me skllaven time. Po bëjmë një xhiro përmes Parkut Qendror, por edhe pse bën shumë ftohtë ajo duhet të punojë”, thorttë ai ndërsa i drejtohet partneres: “Jepi më shpejt! Shpejt! Kështu jemi ne burrat, gratë duhet të punojnë për ne”.

Në fund nuk mungon një: Gëzuar Krishtlindjet! Fraza përsëritet edhe nga bashkëshortja e tij, e cila buzëqesh, për të bërë të kuptohet që fjalët prej burri të vërtetë të futbollistit janë thjesht shaka.

SCHIAVAAAA ????❤️❤️

A video posted by Elsi ⚽️⚽️ #23 ?⚫️ #4 (@elsihysaj) on

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: