Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në emisionin “Pika mbi i”, në “News 24”, duke folur për publikimin e të dhënave personale, deklaroi se organet e drejtësisë duhet të hetojnë këtë çështje.

Murati theksoi se është e vështirë që të kuptohet se për cilën parti politike voton një individ.

“Çdo parti politike ka të dhëna mbi votuesit, mënyra si ata votojnë. Nga një parti në tjetrën ndryshon detaji. Duhet parë nëse ka elementë penalë kjo çështje. Prokurori i SPAK pritet të shohë nëse ka vepër penale, do shihet nëse të dhënat janë marrë nga E-Albania. Të dhënat ndoshta edhe i gjen online.

Iu takon organeve të drejtësisë të hetojnë sepse PS ka thënë se janë marrë të dhënat nga njerëzit tanë në terren. Dritëroi ka thënë se janë specialistë dhe jo socialistë. Dikur bëhej me letra e me stilolaps. Kanë ekzistuar parashikimet nëse një njeri voton për cilën parti. Kam votuar të trija partitë në zgjedhje të ndryshme, në njërën palë zgjedhje kam votuar PS, në njërën PD dhe në njërën LSI. Është e vështirë që të kuptohet se për kë voton një individ. Kam informacion se të gjitha partitë politike kanë lista për secilin prej nesh. A i kanë në databaze, apo kanë informacione të imtësishme, s’dihet. Unë e besoj atë dokument. Ajo që nuk besoj, ose e kam të paqartë, është roli i patronazhistit. Nëse ai është një funksionar lokal, dhe bën propagandë tek një numër i caktuar personash, nuk ka vepër penale. Nëse ai të gjen një vend pune, të jep zarfin me para, kjo është për t’u hetuar. Partitë duhet të bëjnë transparencë. SPAK do të bëjë verifikime.”, u shpreh Murati.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb