Një anëtar i mafias greke, është eliminuar gjatë orëve në natës në një ekzekutim mafioz në orët e vona të natës në zonën e Neos Kosmos.

44-vjeçari u ekzekutua me 80 plumba, në atë që duket se është një larje hesapesh mes bandash.

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.

44-vjeçari ra i vdekur në vend, ndërsa xhipi i tij i zi u “bë shoshë” nga plumbat.

Sipas informacioneve, në automjetin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

Viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2018 kishte qenë shënjestër e një sulmi të armatosur pranë portit të Pireut, ku shpëtoi edhe falë ndërhyrjes së policisë.

Policia greke po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.

Automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur, në përpjekje për të humbur gjurmët.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb