Nuk ndodh shpesh që Bayern Munich të dorëzojë titullin në këtë fortë, pa kushte, përballë Bayer Leverkusen. Pas një dekade dominim, Bayern Munich e sheh veten në garë vetë në Champions League, për këtë arsye, sfida përballë Arsenal merr një vlerë të veçantë, kërkohet me çdo kusht të kalojnë “topçinjtë”. Drejtuesit e klubit ishin të qartë në paralajmërimin e tyre, sfida ndaj Arsenal duhet fituar, në të kundërt Thomas Tuchel mund të shkarkohet përpara përfundimit të sezonit. Vijon te besoj ende te ky ekipi trajneri i Bayern:

Tuchel
Tuchel

“Sezoni nuk është humbur, nuk ka përfunduar ende. Deri më tani, në Champions kemi luajtur në një nivel të lartë. E kemi arritur objektivin tonë minimal, pasi shumë skuadra të mëdha nuk kanë mundur dot të vijnë në këtë fazë. Tani na duhet dy paraqitje të mëdha për të arritur në gjysmëfinale. Arsenal është një nga skuadrat më në formë në Evropë. Ata po dominojnë çdo ndeshje në kampionatin më të fortë në botë, kjo është një shenjë e kualitetit të tyre, por gjithashtu ne e njohim forcën tonë”, u shpreh Tuchel përpara mediave duke kërkuar më pas falje për paraqitjen e tyre në futbollin gjerman: “Ky është një fakt, i pranoj kritikat, në Bundesligë nuk e kishim urinë dhe zjarrin e duhur, nuk ishim vetvetja”, theksoi ndër të tjera trajneri i Bayern Munich në konferencë për shtyp.

Arteta
Arteta

I qartë se çfarë e pret në këtë sfidë u shfaq Mikel Arteta, trajneri i Arsenal: “Po e shijojmë me të vërtetë këtë moment, pasi jemi këtu dëshironim të ishim. Jemi në një pozicion të mirë në Premier League dhe në Champions. Përpara tani kemi një nga skuadrat më fituese në Evropë. Kjo është pengesa që duhet të kalojmë, mezi po e presim këtë sfidë. Bayern është një skuadër e shkëlqyer. Jam një admirues i madh i Thomas Tuchel, për mënyrën se si organizohen ekipet e tij, kam mësuar shumë prej tij. Bayern është një skuadër top, por ne jemi përgatitur mirë, do të përpiqemi ta dërgojmë ndeshjen aty ku dëshirojmë, nëse e bëjmë këtë mund të fitojmë”, u shpreh Arteta në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb