TIRANE

Ditën e djeshme këngëtarja Elvana Gjata festoi 33-vjetorin e lindjes. Diva e muzikës shqiptare ka marrë mesazhe të shumta në këtë ditë por më speciali ka qenë ai i mikes së saj të ngushtë Jonida Vokshit dhe partnerit të saj Besnik Krapi.

Jonida ka publikuar një foto të vjetër të saj me Elvanën, ku dy mikeshat shfaqen duke pozuar pranë njëra-tjetrës. Ajo zgjedh t’i thotë edhe disa fjalë zemre Elvanës në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar ditën tënde të lindjes gjysma ime!”, shkruan Jonida. Por më epik është urimi i partnerit të saj, Besnikut i cili në një koment poshtë fotos shprehet me humor:“Elvana Gjata gëzuar gjysma e grus teme! U gzofsh e u lumtunofsh tanë jetën”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb