NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit


1 pulë ose 4 racione mish
1 pako jufka
2 lgj gjalpë
1 degëz rozmarinë
1 gjethe dafine
1 lgj mustardë
Kripë, piper i zi
1 spec djegës ose piper të kuq djegës
Pergatitja
Fillimisht vendosim pulën të ziejë në ujë me kripë me 1 gjethe dafine dhe 1 degë rozmarinë ose trumzë sipas dëshirës. Pasi pula të jetë zjerë e kullojmë nga buljoni, e ndajmë në racione dhe e vendosim në tavë duke e lyer me një 1 lugë gjalpë. E lemë pulën në furrë të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për 10-15 minuta.

Ndërkohë paralelisht në një tavë tjetër vendosim jufkat, shtojmë 1 lugë gjalpë dhe i vendosim në furrë të marrin ngjyrë për 10 minuta.

Më pas në tavën ku kemi vendosur pulën shtojmë jufkat dhe buljonin e zierjes së pulës. Në një enë trazojmë 1 lugë mustardë, 1 lugë buljon, kripë, piper të zi dhe spec djegës pluhur ose të grirë. E trazojmë mirë dhe e shtojmë në fund mbi jufka. I vendosim më pas jufkat dhe pulën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: