Me titullin e 9-të radhazi në Serie A të arkivuar, Juve ka nisur prej kohësh të mendoj për Champions League.

Të premten, në Torino duhet të përmbysin golin e pësuar ndaj Lion, kërkojnë me çdo kusht të kualifikohet për më tej, në të kundërt e ardhmja e Sarrit dhe jo vetëm vihet ndjeshëm në pikëpyetje. Përtej dëshirës së madhe, Sarri dhe lojtarët e tij kanë shumë arsye për tu shqetësuar, duhet të përmirësojnë disa detaje për të shmangur një eliminim të rëndë.

43 gola ka pësuar Juventus këtë sezon në Serie A, diçka që nuk ndodhte që prej sezonit 2010/11. Për të gjetur një ekip kampion që ka pësuar kaq shumë gola në Serie A duhet të shkojmë në sezonin 2003/04. Për sfidën kundër Lion, Sarri duhet të bëj pa shërbimet e Douglas Costa ndërsa duhet të rikuperoj në kohë Dybala. Trajneri dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kanë ende disa ditë kohë në dispozicion për të përmirësuar këto detaje por ndjesia është që Juve si rrallë herë në vitet e fundit nuk shkon në Champions me stofin e favoritit dhe në formën më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb